Sociale

Fshihet muralja me të moshuarit lakuriq, gazetari: Ndihem i çliruar, paçavure shqetësuese që e shitën për “art”

Muralja e pikturuar nga Eljan Tanini ka pasur shumë reagime pas përfundimit të saj, por të gjitha ishin negative.
Featured image of article: Fshihet muralja me të moshuarit lakuriq, gazetari: Ndihem i çliruar, paçavure shqetësuese që e shitën për “art” Muralja
Përditësuar:

TIRANË– Muralja ku shihej një çift të moshuarish të zhveshur, e pikturuar në fasadën e një pallati në zonën e Tiranës së Re më në fund është fshirë. 

Lajmin e ka dhënë ditën e sotme gazetari, Edi Oga, i cili ka shpërndarë një foto të murit të lyer me të bardhë ku dukej muralja e mbuluar me gëlqere.

“Sot e pashë dhe ndjehem i çliruar! Sot kuptova se çfarë mrekullie mund të bëjnë dy kova me bojë të bardhë! Për muaj të tërë devijoja rrugën, për të mos e hasur këtë paçavure shqetësuese që dikush e ka shitur dhe dikush e ka blerë për “art”! Kurrë më ndyrësi të tilla, në fasadat e Tiranës. Italiani NemO’s le të shprehet atje ku “e kuptojnë”!,”-shkruan Edi Oga. 

Postimi: 

Muralja e pikturuar nga artisti italian NemO ka pasur shumë reagime pas përfundimit të saj, por të gjitha ishin negative. Shumë personazhe publikë e cilësuan si ulje të figurës femërore muralen, e cila tregonte një të moshuar që tërhiqej me litar nga bashkëshorti i saj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment