Aktualitet

Fshihej në Shqipëri, kush është Lubjana Gjecaj? Grupi terrorist me bazë në Itali martonte vajzat e huaja me shqiptarë, pastaj i çonin të luftonin në Siri (RASTI i Aldos dhe ‘Fatimas’)

  • E mbuluar me shami/ Del ME FOTO gruaja që u arrestua nga anti-terrori në Tiranë
  • Prangoset 43-vjeçarja, nëna e 3 fëmijëve e dënuar me burg për terrorizëm
  • Shqiptarja, e cila ishte pjesë e hetimeve se bashku me 5 shqiptarë të tjerë, akuzohej se është pjesë e një rrjeti rekrutimi të xhihadistëve nga Itali për në Siri. Më  07 maj të vitit 2018, ajo u dënua me 3 vjet burg.
    Featured image of article: Fshihej në Shqipëri, kush është Lubjana Gjecaj? Grupi terrorist me bazë në Itali martonte vajzat e huaja me shqiptarë, pastaj i çonin të luftonin në Siri (RASTI i Aldos dhe ‘Fatimas’) Foto ilustruese

    TIRANË– Mbrëmjen e sotme Policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane ka prangosur 43-vjeçare Lubjana Gjecaj, e cila ishte e dënuar në Itali për pjesëmarrje në një grup terrorist. Shqiptarja, e cila ishte pjesë e hetimeve se bashku me 5 shqiptarë të tjerë, akuzohej se është pjesë e një rrjeti rekrutimi të xhihadistëve nga Itali për në Siri. Më  07 maj të vitit 2018, ajo u dënua me 3 vjet burg.

    Lubjana Gjecaj është e ëma e Aldo Kobuzit, shqiptarit që u martua me një italiane për ta kthyer atë në italianen e parë xhihadiste në vendin fqinj.

    “Fatima” dhe Aldo

    Djali i saj, Aldo Kobuzi aktualisht ndodhet në Siri dhe lufton krah ISIS së bashku me gruan e tij me italiane, e cila është konvertuar në myslimane. Maria Giulia Sergio ose ndryshe “Fatima”, gjithashtu u nis për të luftuar në Siri bashkë me bashkëshortin, megjithatë ende nuk dihet fati i tyre.

    Grupi i plotë

    Ky grup i strukturuar kriminal terrorist, kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    POR SI E NISI AKTIVITETIN GRUPI?

    Një krushqi e lidhur në vitin 2014 mes familjes së një vajze të re italiane (Maria Giulia) dhe një shqiptari me origjinë nga Laçi (Aldo Kobuzi) u shndërrua në një celulë terroriste brenda Italisë që rekrutonte luftëtarë për ISIS-in. Hetimet për grupin kanë nisur në vitin 2014, ku Policia italiane së bashku me atë shqiptare prangosën 10 persona (4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez) për pëfshirje në organizatë. Shqiptarët u identifikuan si: Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni, dhe Lubjana Gjeçaj.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment