LIVE UPDATES
Sport

FSHF i bën jehonë talentit shqiptar, mund të bëhet si Lorik Cana

9 Korrik 2020, 09:32 Nga DOSJA
FSHF i bën jehonë talentit shqiptar, mund të bëhet si Lorik

Geraldo Bajrami ka lindur në Angli, por ai e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare U-21 është një nga lojtarët e perspektivës dhe shpreson që një ditë të bëjë hapin e madh drejt Kombëtares A. Në intervistën për rubrikën “Talenti Shqiptar” në fshf.org, Bajrami rrëfen se si i hodhi hapat e parë në futboll, kalimin te skuadra e Birmingham-it, sakrificat që i është dashur të bëjë dhe synimet e tij për të ardhmen.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

 

– Si shumë fëmijë të tjerë gjithçka nisi me idenë për t’u argëtuar dhe për të kaluar kohën. Prindërit menduan se do të ishte një ide e mirë nëse unë do të merresha me sport dhe kështu në moshën 6-vjeçare më regjistruan në një ekip futbolli të zonës ku jetojmë në Birmingham. Aty hodha hapat e parë, por m’u deshën disa vite që unë të spikasja dhe të kuptoja se futbolli nuk do të ishte thjesht një argëtim për mua, por një mundësi e vërtetë për të vazhduar karrierën si profesionist.

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Në fakt që të dy prindërit e mi më kanë mbështetur shumë që herët. Siç e thashë në fillim nuk shkëlqeva, por me kalimin e viteve, im atë do ta kuptonte që unë kisha talent dhe më ndihmoi që të fokusohesha më shumë te futbolli për të ndjekur ëndrrën. Si babi ashtu edhe mami më shoqëronin çdo ditë në stërvitje rregullisht dhe më mbështesnin që unë të vazhdoja karrierën dhe të isha i përqendruar plotësisht te futbolli. Në fakt, kur mbusha 12 vjeç të gjithë e kuptuan se unë bëja diferencën në skuadër dhe mund të bëhesha futbollist profesionist.

– Si stërvitesh, si punon? Na trego një ditë tënden të zakonshmen me futbollin?

– Dita ime është e zakonshme, i dedikohet totalisht futbollit. Duhet të paraqitem te klubi im, Birminghami që në orën 9:00 për të nisur me mëngjesin dhe më pas përgatitemi për seancën e parë stërvitore që nis rreth orës 10:30. Seanca zgjat dy orë dhe më pas në orën 12:45 vazhdojmë me stërvitjen në palestër, duke vijuar me drekën që e konsumojmë sërish në klub. Edhe pasditet ia dedikoj futbollit dhe përpiqem të jem sa më në formë vazhdimisht.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Kur isha më i vogël më është dashur të shmang të gjitha festat ku shkonin shokët e mi. Më vinte keq, por doja të isha gjithmonë i fokusuar te futbolli dhe i refuzoja ftesat që më vinin nga shoqëria.

Por sakrifica më e madhe ishte shkolla. U detyrova ta lë kur u binda se futbolli do të ishte e ardhmja ime. Në fakt, kam qenë shumë i mirë me mësime, por ishte e pamundur që të fokusohesha te shkolla në një kohë kur futbolli me merrte pjesën më të madhe të ditës. Ishte një vendim i vështirë që më është dashur të marr në karrierën time.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Aktualisht synimi im më i afërt është të arrij të luaj si titullar te klubi im, Birmingham City, që militon në Championship. Më duhet të punoj shumë, por kam besim te aftësitë e mia dhe e di që mund t’ia dal mbanë. Gjithashtu, dua të jem gati kur të vijë mundësia për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare. Aktualisht jam pjesë e Kombëtares U-21 dhe jam i kënaqur me arritjet e deritanishme në planin personal. Nuk nxitohem dhe do pres radhën time. E rëndësishme është të jem në formë dhe përqendrohem te puna, pastaj jam i bindur se do të vijë edhe momenti im.

– Cila është motoja jote ose mesazhi për bashkëmoshatarët e tu?

– Duhet vetëm të punosh fort dhe të kesh besim te vetja. Nëse ke dhënë gjithmonë më të mirën tënde në fushë, nuk ke asnjë peng. Unë besoj se çelësi i suksesit në futboll është në mendjen tënde. Duhet të besosh se je më i miri dhe më pas të sigurohesh se je vërtetë i tillë në fushë.

Talenti përcakton atë se çfarë mund të bësh. Motivimi përcakton se sa vullnet ke për të arritur te suksesi, ndërsa veprat përcaktojnë se sa mirë mund ta bësh atë. Historitë e legjendave të futbollit gjithmonë më kanë motivuar dhe më kanë ndihmuar që të synoj maksimumin në fushë.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

– Duke qenë se unë jam një qendërmbrojtës, sigurisht që edhe idhulli im ka luajtur pikërisht në këtë pozicion në të kaluarën. Për mua Lorik Cana është një figurë e padiskutueshme dhe një model që duhet ndjekur për mua. Ka qenë një kapiten dhe lider i shkëlqyeshëm, një futbollist që jepte gjithçka në fushën e lojës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cana fshf talent cana fshf talent

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni