Sport

FSHF e konsideroi farsë Asamblenë e KOKSH-it, qeveria e futbollit në vend bën lëvizjen e papritur ndaj Fidel Yllit

FSHF nuk ka qëndruar duarkryq. Qëndrimin e saj për mospranimin e atij procesi qeveria e futbollit në vend e ka materializuar me një hap tjetër të rëndësishëm juridik.
Featured image of article: FSHF e konsideroi farsë Asamblenë e KOKSH-it, qeveria e futbollit në vend bën lëvizjen e papritur ndaj Fidel Yllit Fidel Ylli

SHQIPËRI-Më 17 prill Asambleja zgjedhore e KOKSH ku mungonin disa federata kryesore, mes tyre edhe ajo e futbollit, shpalli president Fidel Yllin, por sipas FSHF në të janë bërë një sërë shkeljesh.Më datë 17 prill Fidel Ylli u zgjodh në krye të KOKSH-it.

Duke patur parasysh mungesën në votim të 23 Federatave, përfshirë dhe atë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ishte e qartë se Ylli shihej si favoriti kryesor për t’u zgjedhur si president. FSHF nuk ka qëndruar duarkryq. Qëndrimin e saj për mospranimin e atij procesi qeveria e futbollit në vend e ka materializuar me një hap tjetër të rëndësishëm juridik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mëoshet se FSHF e ka dërguar këtë çështje në CAS-in e Lozanës, me pretendimin se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe me një sërë parregullsish që mjaftojnë për t’i bërë “nul”.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment