Sport

Në ambientet e “Air Albania” klubet kërcënojnë me bojkot! Vetëm 5 përfaqësues morën pjesë

Mungonte gjysma e klubeve të elitës, ndërkohë që u diskutua në parim për kërkesat që kanë klubet
Featured image of article: Në ambientet e “Air Albania” klubet kërcënojnë me bojkot! Vetëm 5 përfaqësues morën pjesë Mbledhja e klubeve

TIRANË- Në ambjentet e stadiumit “Air Albania” u zhvillua pak minuta më parë një mbledhje mes presidentit të Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, si dhe drejtues të klubeve të Superiores, ku merrnin pjesë përfaqësuesit e Tiranës, Teutës, Skënderbeut, Laçit dhe Luftëtarit.

Mbledhja e klubeve

Mungonte gjysma e klubeve të elitës, ndërkohë që u diskutua në parim për kërkesat që kanë klubet. Momentalisht ligji po endet mes dyerve të dy ministrive dhe federatës, por ende pa një institucion që t’a pranojë. Liga profesioniste ende pa funksione zyrtare,nën drejtimin e presidentin Edvin Libohova,zhvilloi takimin e rradhës me disa nga përfaqësuesit e klubeve për të rritur presionin ndaj qeverisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ligji konsiderohet një çështje urgjente por përfaqësuesit e 5 klubeve si Partizani,Kukësi, Flamurtari, Bylis dhe Vllaznia nuk ishin të pranishëm. Takimi zgjati pothuajse dy orë dhe asnjë nuk doli me një qendrim të përbashkët, duke e bërë Ligjin e Sportit akoma më të koklavitur.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment