Aktualitet

Fshehje e numrit të viktimave? Kalo: Tymnajë mbi punën e mjekëve, vdekjet në shtëpi i saktëson Gjendja Civile, ato në spitale s’ka shanse të falsifikohen

VIDEO
Sipas Kalos, vdekjet në shtëpi i saktëson Gjendja Civile, ndërsa për ato në spitale, u shpreh i bundir se nuk mund të ketë asnjë lloj falsifikimi. 
Featured image of article: Fshehje e numrit të viktimave? Kalo: Tymnajë mbi punën e mjekëve, vdekjet në shtëpi i saktëson Gjendja Civile, ato në spitale s’ka shanse të falsifikohen

TIRANË– Mjeku Tritan Kalo i ka konsideruar si tymnajë mbi punën e mjekëve akuzat e Partisë Demokratike për fshehjen e numrit të viktimave të shkaktuara nga Covid-19.

Sipas Kalos, vdekjet në shtëpi i saktëson Gjendja Civile, ndërsa për ato në spitale, u shpreh i bundir se nuk mund të ketë asnjë lloj falsifikimi. 


“Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi i saktëson zyra e Gjendjes Civile. Po ju flas në lidhje me shërbimin në Covid 1. Kur plotësohet skeda e vdekjes plotësohen edhe arsyet. Në këto raste nuk mund të krijohet asnjë lloj falsifikimi dhe ndryshimi, problem është shkaku parësor dhe shkaku dytësor. Kur ka vdekje janë ndërlikimet që vijnë dhe shkaktojnë vdekjen përfshi këtu edhe Covid. Të marrim sëmundjet malinje të gjakut, kanë ndërruar jetë pacientë të tillë, por Covid ka qënë dytësor, të sëmurët me suficensë renale. Nuk ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e shkakut të vdekjes. Këto janë problematika që krijojnë një tymnajë e hedhin tym mbi punën e mjekëve dhe që nuk duhet ta lejojmë,”- tha Kalo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJM I MADH:Nuk skadon ora policore! Komiteti i Ekspertëve zgjat masat për një afat të pacaktuar: Çerdhet dhe kopshtet nuk janë burim iknfektimi, festat e fundvitit organizojini në shtëpi, në dhjetor kemi testet e shpejta, asnjë manipulim për numrin e viktimave

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Fshehje e numrit të viktimave? Kalo: Tymnajë mbi punën e mjekëve, vdekjet në shtëpi i saktëson Gjendja Civile, ato në spitale s’ka shanse të falsifikohen

  1. mjeke qe kane njohur vetem aspirinen dhe pataten dhe buke dhe gjelle.. aman kur do na pergjigjen per nr me te madh te vdekjeve ne bote neper spitale…heronjte e punes socialiste me doren ne xhep te pacientit.. hipokrizi totale

Shto Koment