Sociale

Fshati vetëm me burra, prej tre dekadash asnjë dasmë. Nuset nuk shkojnë sepse nuk ka rrugë

Në fshatin Mushnik të Rrogozhinës ende është e vështirë të gjesh grua, ndaj sot kemi vendosur tju prezantojmë me djemtë e këtij fshati që janë në kërkim të dashurisë së vërtetë.
Featured image of article: Fshati vetëm me burra, prej tre dekadash asnjë dasmë. Nuset nuk shkojnë sepse nuk ka rrugë Foto ilustruese

Në shoqërinë tonë shkesi ka qenë protagonisti kryesor që bekonte martesat, sot interneti i ka ndryshuar njohjet.

Megjithatë në fshatin Mushnik të Rrogozhinës ende është e vështirë të gjesh grua, ndaj sot kemi vendosur tju prezantojmë me djemtë e këtij fshati që janë në kërkim të dashurisë së vërtetë.

Zeqir Topi, është 50 vjeç ai thotë se të gjitha vajzat që ka njohur e kanë refuzuar pasi fshati nuk ka rrugë të shtruar me asfalt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 
Fshati Mushnik është vetëm 5 km larg nga fshati Gërmenj i cili i gjithë është i shtruar me asfalt. Banorët e zonës thonë se rruga e pashtruar mund të shërojë zemrat e vetmuara të beqarëve.

Në ketë fshat banojnë 15 familje, të gjithë kanë ikur nga këtu prej mungesës rrugës. Nëse doni të njihni njërin nga djemtë e urtë dhe punëtor të Mushnikut ju lutëm kontaktoni në adresën tonë.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment