Aktualitet

Fshati i “mëkatit”, udhëtim brenda Lazaratit. Frika e banorëve nga vizitorët dhe kërkesa për të liruar “djemtë” e arrestuar (VD)

Edhe pas 6 vjetësh nga ndërhyrja e forcave rena, ku mbeti i vrarë Ibrahim Basha të huajt nuk janë të mirëpritur në fshat.
Featured image of article: Fshati i “mëkatit”, udhëtim brenda Lazaratit. Frika e banorëve nga vizitorët dhe kërkesa për të liruar “djemtë” e arrestuar (VD) Pamje nga takimi

GJIROKASTËR- Eshtë etiketuar si fshati i paprekshëm, aty ku piramida ekonomike e krijuar nga kanabisi solli mirëqënie të madhe për banorët. TvT udhëtoi drejt Lazaratit, fshatit që u stigmatizua për kultivimin e lendëve narkotike, e nga ku 150 banorë të saj u dënuan për prodhim e shitje të narkotikëve. Edhe pas 6 vjetësh nga ndërhyrja e forcave rena, ku mbeti i vrarë Ibrahim Basha të huajt nuk janë të mirëpritur në fshat.

Banorët stepen jo vetëm nga frika e pasqyrimit të asaj ccka ndodhi në këtë fshat, por e dhe se Lazarati  edne cilësohet si tempulli i ashahsit apo për të tjerë si fashti rebel. Në fshat të gjithë e kanë dëgjuar propozimin e kryeministrit për legalizimin e kanabisit mjekësor. E para që kërkojnë është amnisti e plotë atyre që u burgosën pas vitit 2014. Skeptikë për propozimin  e kryeministit, nuk ngurojnë të flasin me emra se kush do të jenë përfituesit nga legalizimi i kanabisit.

Banorët stepen jo vetëm nga frika e pasqyrimit të asaj çka ndodhi në këtë fshat, por edhe se Lazarati  ende cilësohet si tempulli i hashashit apo për të tjerë si fshati rebel. E pranojnë se janë përfshirë të gjithë në kultivimin e kanabisit sidomos pas vitit 2012, kohë të cilën ata e quajnë të artë, e ku punësoheshin shumë punëtorë nga e gjithë Shqipëria. Ishin të ndërgjegjshëm se kultivimit masiv të kanabisit do t’i vinte fundi, por që për banorët ajo kohë që veniti shkëlqimin ka lënë gjurmë të thella sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shenjat e asaj epoke të lulëzimit të kanabisit janë të dukshme. Magazinat ku dikur grumbullohej e paketohej, cisternat e ujit, kazanët që përdoreshin për mbjelljen e hashashit, llastikat që shërbenin për vaditjen e bimës. Sot kontrasti është i dukshëm. Zhurma e armëve, mungesa e rendit, makinat e shtrenjta, lakmia për të ngritur shtëpi me shumë kate, duket se i përkasin një epoke të kaluar.

Jeta sot në Lazarat rrjedh me ritme të ngadalta…. Dikur fshati kishte rreth 3500 banorë, ndërsa sot kanë mbetur vetëm 1500. Popullsia është tkurrur, pasi problemi më i madh është papunësia. Nga 150 biznese, 80% e tyre janë mbyllur. Vetëm 20 gra nga ky fshat janë punësuar në një fasoneri të Gjirokastrës. Si mundësi e vetme për të mbijetuar mbetet mbledhja e bimëve medicinale në malin e Sopotit, si dhe mbarështimi i krerëve.

Mungesa e ujit të pijshëm është një tejetër problem  pë komunietetin  e banorëve.  Po çfarë po ndodh sot me fshatin e ‘mëkatit’? Leo Toli është një i ri i zhgënjyer nga qeveritë, i cili edhe pse të ardhmen nuk e sheh në Lazarat, por në emigrim, shpreson që një ditë mentaliteti për fshatin të ndryshojë. Në Lazarat është e vështirë të gjesh dikë optimist për të ardhmen, por ato që dallohen qartë janë shenjat e epokës së kanabisit  dhe rrënjosja e politikës edhe në brezat e rinj.

(Marrë nga TVT)

Shto Koment