Politike

“Fshati del nga varfëria”/ Bardhi me banorët në Rrajcë: Plani ynë sjell rrugë, subvencion, pika shitjeje për produktin, ulje e çmimit të naftës dhe energjisë, taksë zero për tokën

Banorët i shprehën Bardhit problemet dhe shqetësimet e tyre. Ndër problemet që banorët përmendën janë, mungesa e infrastrukturës, mungesa e subvencojneve si dhe mungesa e mbështetjes për buqësinë dhe blegtorinë.
Featured image of article: “Fshati del nga varfëria”/ Bardhi me banorët në Rrajcë: Plani ynë sjell rrugë, subvencion, pika shitjeje për produktin, ulje e çmimit të naftës dhe energjisë, taksë zero për tokën Gazment Bardhi

PRRENJAS- Drejtuesi Politik i PD për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, takoi banorët e Rrajcës në Prrenjas ditën e sotme. Banorët i shprehën Bardhit problemet dhe shqetësimet e tyre. Ndër problemet që banorët përmendën janë, mungesa e infrastrukturës, mungesa e subvencojneve si dhe mungesa e mbështetjes për buqësinë dhe blegtorinë.

“Të jem i sinqertë, ajo që kam parë në këtë qark është se edhe socialistët, edhe demokratët nuk kanë gëzuar një ditë të mirë në këto 8 vite, e kanë vujt njëlloj, janë varfëru njëlloj. Gjendja e mjerimit në Librazhd dhe në Prrenjas më e renda. Dhe analizova të dhënat e zgjedhjeve dhe del se këto dy bashki i kanë dhënë Partisë Socialiste më shumë besim se të tjerët. Kjo është arsyeja pse ju kanë lënë në këtë gjendje se ju kanë marrë për të mirëqënë, konsiderojnë se i kanë njerëzit në xhep. Dhe kanë vlerësu se kutia mbushet me vota edhe po nuk u shërbeve njerëzve. Këtë mesash kanë dhënë në këto 8 vite”, u shpreh Bardhi.

Bardhi në fjalën e tij gjithashtu i bëri një përmbledhje premtimeve të Ramës, ku dhe tha se asnjë nga ato nuk është mbajtur.

“Në 2013 premtoi mrekullinë me shendetësinë, energjinë, naftën, arsimin. Por mbolli varfërinë. Kudo thonë, më keq se kaq ska qënë kurrë. Fshati paguan taksa ndriçimi, gjelbërimi e pastrimi dhe ska rrugë e kosha. Njerëzve të zakonshëm e punëtorë i kanë vënë shkelmin në fyt. Se subvencionet dihet që kanë qënë zero. Paguaj fshatari energjinë me 170 lek kilovati se thotë jeni regjistru me nipt, jeni biznes. Fshatari që punon tokën e vet, është biznes ndaj i merr dhe taksë toke”.

Ai gjithashu u shpjegojë banorëve të zonës planin që ka PD-ja për të ndihmuar banorët e fshatit.

“Do sjellim skemë të thjeshtë subvencioni mbi bazën e prodhimit, pa nipt e pa burokraci se nuk është biznes me punu tokën tate. Taksa e tokës do jetë zero. 8 vjet në pushtet Edi Rama, 16 vjet Taulant Balla, s’besoj se ka ardh 4 herë këtu.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Banor: Kendej nga ne ka bërë punë shumë se ka prerë pyjet dhe ka marrë mineralet.

Bardhi: Ju jeni ne vendnumëro, ai pret pyjet, fryn xhepat dhe vjen e paraqitet te ju si kaposh. Duhet ndryshim. Me 25 prill nuk kemi flamuj partish. Por flamurin e shpise tone. Familjes tone. Duhet model tjeter, nese pas 4 vitesh keni me shume lekë ne shpi e paguani më pak, qeveria e ka bërë punën mirë e duhet të vazhdoje. Me planin tonë do kthejmë nornalitetin. Ju doni rrugë, subvension mbi bazë prodhimi dhe treg për shitjen, të tjerat i bëni vetë.

Banor: Plugimi i tokës në Greqi 8 euro, këtu 15 mijë lek, 4 euro më shumë.

Bardhi: Do duhet ta kemi qeverinë në krah, jo armike. Arrestojnë dikë që shkon me motorr në arë e thonë po bëjmë shtet. Shteti të merret një herë me ata lart që vjedhin me lopatë, të arrestojë një herë Taulant Ballën që po shkreton pyjet, atë që çohet në mengjes e merr kodrën se sa e bukur qenka, pastaj të vijë te ai që rregullin çatinë. Ndaj duhet të jemi bashkë, e të kthejmë normalitetin. Secili ka në dorë fatin e vet e të familjes me 25 prill. Me 26 prill, siç jemi bashkë ta bëjmë realitet ndryshimin. Nuk mjafton të ikë Edi Rama e të vijë Lulzim Basha. Të ikë taulant balla e të vijë Gaz Bardhi. Ky është vetëm hapi i parë për t’i dhënë Shqipërisë shansin për të pasur një qeverisje, një model ndryshe.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment