
SHBA-Një histori frymëzuese është raportuar të ketë ndodhur në një spital në Amerikë. Sipas CNN, mjeku Taylor Nichols, një hebre, i është dashur të kujdeset për një pacient të sëmurë me Covid-19, i cili kishte tatu simbole naziste.
Pacienti i sëmurë me Covid-19 i ka kërkuar mjekut ta ndihmojë, për të mos e lënë të vdesë nga pandemia. Stafi i kujdesit përfshinte mjekun hebre dhe dy persona me ngjyrë, por të gjithë kanë pranuar që t’i japin ndihmën e tyre.
Pacienti, ishte një racist dhe këtë e tregonte qartë dhe me disa tatuazhe që kishte në turp, të cilat siç ka thënë mjeku e kanë inatosur, por nuk e kanë ndaluar të kryejë detyrën e tij si mjekë, pasi sipas tij në koha e pandemisë e ka bërë një njeri më të dhimbsur.
“Me këtë pacient, unë me të vërtetë nuk kam pasur mundësi të flas. Më la vetëm ndikimin që ai simbol kishte mbi mua. Ishte një simbol i urrejtjes. Më sfidoi pak. Por, pandemia ka ndikimin e saj. Duhet të kryejmë detyrën si mjek,”-ka thënë ai.
(k.a/dosja.al)