Politike

‘Frymë anti-shtet’, Rama pranon dështimin: Rritja ekonomike 2.2% më shumë, por është rritur informaliteti, kanë rënë të ardhurat

Rama tha se ka patur një frymë anti-shtet e cila ka ulur të ardhurat, si edhe ka rritur informaliteti.

TIRANE– Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim që zhvilloi me gazetarët tha se rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2019 është 2.2% më e lartë se ajo e vitit 2018.

Rama tha se ka patur një frymë anti-shtet e cila ka ulur të ardhurat, si edhe ka rritur informalitetin.

Një komunikim për të përmbledhur 6 mujorin e parë të vitit dhe për të nënvizuar disa prioritete shtator 2019-korrik 2020. Duke  filluar nga ekonomia, që edhe në një situatë jo normale, aspak nxitëse, por frenuese u rrit krahasuar me një vit më parë me 2.21%.  Ndërkohë efekti i thatësirës së madhe është i ndjeshëm duke pasur parasysh se vjet patëm një vit me shumë reshje dhe mundësi të shtuar për rritjen ekonomike. Të ardhurat kanë pasur një pasojë problematike për shkak të frymës së anti shtetit që ka ndikuar edhe në rritjen e informalitetit, që do të mbetet në fokus. Papunësia është ulur. Borxhi rezulton me një ulje në raport me qershorin e vitit të kaluar, -2.16%” tha ai.

Ditën e sotme, Kryeministri shqiptar në 120 minuta bisedë me gazetarët foli pa dorashka për situatën politike dhe atë ekonomike në vend. Goditje të fortëve të rrugës. Projekte të reja në infrastrukturë dhe turizëm. Rritje ekonomike, luftë informalitetit dhe pendesë për Edi Ramën e ditëve të sotme, ishin disa nga temat për të cilat ai foli.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment