Rajoni

Frikë nga shpërthimi i Covid-19/ Në Greqi nis vaksinimi i fëmijëve deri në 2-vjeç

Ndërkohë për shkak të kësaj situate  zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sotiris Tsiodras ka deklaruar se është patjetër e nevojshme që të bëhet vaksinimi i fëmijëve në moshën 2 vjeç , po ashtu ai ka shtuar se deri më tani   janë bërë mbi 15,000 teste në total, për koronavirusin.
Featured image of article: Frikë nga shpërthimi i Covid-19/ Në Greqi nis vaksinimi i fëmijëve deri në 2-vjeç

GREQI- Edhe Greqia është një nga vendet e prekura me pandeminë e koronavirusit, ku numri i viktimave ka shkuar në 43 dhe numri i të prekurëve në 1212. Ndërkohë për shkak të kësaj situate, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sotiris Tsiodras, ka deklaruar se është patjetër e nevojshme që të bëhet vaksinimi i fëmijëve në moshën 2 vjeç , po ashtu ai ka shtuar se deri më tani janë bërë mbi 15,000 teste në total, për koronavirusin.

“Sa i përket vaksinimit te fëmijët në këtë periudhë kritike të Komitetit Kombëtar të Vaksinimit me vendim unanim, thekson që ndalimi i vaksinimit edhe për një periudhë të shkurtër kohe mund të çojë në akumulimin e individëve të prekshëm dhe mund të rrisë mundësinë e shfaqjes së epidemive të sëmundjeve të parandalueshme nga vaksinimi, duke rënduar më tepër sistemin shëndetësor. Veçanërisht për vaksinat me përparësi si difteria, tetanozi, pertusis, polio, Haemophilus influenzae, pneumokoku, MMR dhe meningjiti, me një preferencë të administrimit të vaksinave multivalente për të ulur vizitat. Vaksinimet do të bëhen në zyrë në një kohë dhe ditë të caktuar në mënyrë që kontakti njerëzor të mbahet në minimum. Fëmija që do të vaksinohet duhet të shoqërohet nga një prind i vetëm. Ndërsa, për fëmijët mbi moshën dy vjeç, vaksinimi rregullisht është planifikuar të bëhet në fund të epidemisë aktuale. Janë dhënë udhëzime në lidhje me këtë temë“- ka thënë eksperti i sëmundjeve infektive.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: alfavita.gr

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment