Politike

Frikë nga hakmarrja apo…? Sali Berisha lëshon deklaratën e fortë: Vëllain e efektivit që vrau e larguan nga Shqipëria…

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se strukturat shtetërore kanë larguar jashtë vendit vëllain e efektivit.
Featured image of article: Frikë nga hakmarrja apo…? Sali Berisha lëshon deklaratën e fortë: Vëllain e efektivit që vrau e larguan nga Shqipëria… Sali Berisha dhe Nevaldo Hadëraj

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me fatin e familjes së efektivit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj, i cili qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha. I ftuar në emisionin “Ilva Now”, Berisha u shpreh se strukturat shtetërore kanë larguar jashtë vendit vëllain e efektivit.

Sipas liderit historik të Partisë Demokratike, edhe i vëllai i të riut ishte pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit dhe për këtë arsye është larguar nga vendi, për të shmangur edhe ndonjë konflikt të mundshëm mes familjarëve.

“Sa për dijeni u kujdesën edhe për vëllain e tij, që e kishte në komisariat në Gjirokastër dhe e nisën diku jashtë. Ky është akt terrorist. Vrasësi i vërtetë është Edi Rama. E kam mesazhin dhe është i vërtetë,”– theksoi Berisha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.  SHCBA e akuzon atë për vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme.

Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

(k.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment