Aktualitet

Frikë dhe tmerr! Në pranga një 41-vjeçar, doli nga shtëpia dhe iu kthye zakonit, përndoqi një 28-vjeçare

Policia njofton se ka arrestuar A. H., 28 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan kokainë dhe një sasi kanabis.
Featured image of article: Frikë dhe tmerr! Në pranga një 41-vjeçar, doli nga shtëpia dhe iu kthye zakonit, përndoqi një 28-vjeçare Foto ilustruese

TIRANË– Një 41-vjeçar me iniciale V.N., është prangosur pasi ishte larguar nga banesa e tij duke përndjekur një 28-vjeçare, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie. Ndërkohë policia njofton se ka arrestuar A. H., 28 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan kokainë dhe një sasi kanabis.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2, një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. B., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasin A. H., 28 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. N., 41 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka përndjekur një 28-vjeçare, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment