Sport

Frika si në rastin Eriksen, iniciativa e 7-vjeçarit për klubin e zemrës: mbledh fonde për defibrilatorë

një djalë 7-vjeçar nga qarku i Cheshire, Angli, i cili vendosi të fillojë një mbledhje fondesh për të blerë defibrilator për komunitetin e tij
Featured image of article: Frika si në rastin Eriksen, iniciativa e 7-vjeçarit për klubin e zemrës: mbledh fonde për defibrilatorë Tifozët e Danimarkës

ANGLI– Imazhet e Christian Eriksen në ndeshjen Danimarkë-Finlandë tronditi të gjithë ambjentin sportiv. Një dhimbje e përbashkët për ato minuta të gjata të pandërprera, derisa mbërriti momenti i lehtësimit ku u komunikua se lojtari danez është në gjendje të mirë.

Një episod vështirë të harrohet dhe që i ka bërë përshtypje Oskar Jonesit të vogël, një djalë 7-vjeçar nga qarku i Cheshire, Angli, i cili vendosi të fillojë një mbledhje fondesh për të blerë defibrilator për komunitetin e tij. Fillimisht, djali i vogël shpresonte të mblidhte fonde për të blerë vetëm një për ekipin e tij të futbollit, por më pas ai mblodhi më shumë se 5,000 £ duke pasur parasysh suksesin e iniciativës së tij në platformën GoFundMe, ai planifikon të blejë të paktën pesë, të cilat do t’i dhurojë komuna e tij.

Frika për Eriksen: iniciativa e një djali 7-vjeçar

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 12 qershor, ylli danez i futbollit pësoi një arrest kardiak dhe me ndihmën e një defibrilatori, ekipi mjekësor arriti t’i shpëtonte jetën. Një episod që tronditi thellë Oskarin i cili për këtë arsye ka vendosur të merret me punë. “Ne patëm një bisedë për atë që i ndodhi Eriksen – shpjegoi babai i tij Ben në shtypin lokal – dhe përgjigja e Oscar ishte” po sikur të ndodhte me dikë në ekipin tonë të futbollit? “Një gjë me të vërtetë e tmerrshme. Kështu që ai vendosi të mbledhë para për një defibrillator për t’ia dhënë ekipit të tij. ”

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment