LIVE UPDATES
Aktualitet

“Frika për të nesërmen dhe djepi që tundnin”/ Besnik Mustafaj: Një roman për nënën dhe një palë opinga për Hrusho

13 Nëntor 2019, 12:43 Nga DOSJA
“Frika për të nesërmen dhe djepi që tundnin”/

TIRANË-Nëna nuk kishte njeri për  t’ia besuar frikën e vet. Një frikë e tillë përbënte në vetvete një akt politik subversiv ndaj regjimit, penalisht të dënueshëm rëndë”. Nëna e Besnik Mustafajt, vjen në roman si një grua e heshtur, e ndrojtur e thjeshtë dhe duarartë. Është një grua e veriut të largët që në fundin e viteve 1950 vihet për herë të parë në një situatë të re- e thirrur nga zyrat e shtetit për një sekret madhor të cilin nuk mund ta ndajë me askënd.

Prej asaj kohe ajo i merr zët zyrat, pushtetin, funksionarët dhe njihet me frikën e (pa)arsyeshme të këtyre fuqive që krejt papritur i japin një liri që mund ta keqpërdornin. Ky roman i Besnik Mustafajt është shkruar me kërkesën e saj, ajo ia ka besuar të birit gjithë dhembjet, ndonëse kur ajo vuante ai ishte veçse një kërthi në djep. “Dëmtuar gjatë rrugës. Roman me fund të lumtur sjell megjithatë vetminë e njeriut në shoqëri, prej se gjendet në jetën e tij edhe frika se do të dëmtojë jetët e njerëzve që do”. Libri i botuar nga “Toena” sjell jetën e një gruaje, duke përfaqësuar qindrat si ajo, me frikë për të nesërmen dhe djepin që tundnin.

Pse një roman për jetën e nënës?

Nëna, domethënë amësia mbart gjithsesi një kuptim të shumëfishtë konkret dhe simbolik. Në romanin tim ajo i mbart të gjitha këto kuptime. Por lexuesi duhet të mbajë mirë parasysh se nuk është një roman autobiografik e as biografik për nënën time.
Për kureshtjen e lexuesve tuaj po ju tregoj se vetëm fakti zanafillor i romanit është i vërtetë. Nëna ime kishte një dhunti të madhe për punët e dorës, me grep, me vegjë apo edhe me gjilpërë. E kishte edhe shumë të zhvilluar ndjenjën e të bukurës. Në vitin 1959, kur do të vinte Hrushovi në Shqipëri, asaj iu ngarkua nga Komiteti i Partisë i Tropojës detyra të bënte një palë opinga tradicionale, që delegacioni i tropojanëve pjesëmarrës në pritjen e tij në Tiranë, do t’ia dhuronte mysafirit të jashtëzakonshëm. Nëna ime nuk do të ishte pjesë e këtij delegacioni. Ky fakt është sigurisht strumbullar në ndërtimin e historisë romaneske, por është i pamjaftueshëm për t’i dhënë romanit natyrë biografike apo autobiografike. Gjithçka ndodh me personazhin tim “Nëna” është rezultat i punës time si shkrimtar. Ndryshe ajo nuk do t’i merrte të gjitha kuptimet që priten nga një personazh letrar.

Çfarë e bëri atë të ketë aq frikë nga zyrat e pushtetit, sa nuk shkeli as në zyrën tuaj si ministër?

Shpresoj ta kem treguar bukur në roman se çfarë e bëri atë të ketë aq frikë nga zyrat e pushtetit. “Nëna” në romanin tim nuk është një personazh që e bën politikën. Ajo vetëm e pëson politikën. Rrjedhimisht, përjetimet e saj janë ato të një personazhi të pafuqishëm përballë politikës. Vetëdija e pafuqisë është dërrmuese për njeriun. Në këtë roman unë kam synuar ta tregoj ekzistencën e shqiptarit të thjesht nën diktaturë jo duke e kërkuar dramën në vatrën e dukshme të dhunës e që ishin burgjet apo internimet, por në atë pjesë të skenës që paraqitej si suksesi i regjimit e ku jetonte shumica absolute e popullsisë.

Një liri kaq e madhe të çorodit, zbuloi nëna. A peshon liria kaq shumë?

Nuk është fjala këtu për liri politike. Personazhit tim i jepet liria të zgjedhë modelin e opingave, masën e tyre, materialin me të cilin do t’i thurë. Është një liri e padëshiruar nën një regjim të tillë, sepse ju jep mundësi atyre që do të vlerësojnë punën, të të bëjnë fajtor pse nuk ke zgjedhur pikërisht atë, që kishin ata ndër mend. Një liri e tillë e vogël dhe krejt e natyrshme në kontekstin e një shoqërie politikisht të lirë, në kontekstin e një regjimi diktatorial shndërrohet në një kurth të ankthshëm për individin.

A ishte nëna juaj kaq naive? Apo i duhej të shtirej si e tillë?

Personazhi im nuk shtiret aspak. Por as naiv nuk është krejt. Do të thosha se jam përpjekur të jap një arketip të njeriut të popullit, që Enver Hoxha ka parasysh kur ju drejtohet “Jeni ju, pa jemi ne” dhe që Edi Rama kryeministër e ka përsëritur njëherë, ndoshta padashje, por duke zbuluar subkoshiencën e vet si politikan. Personazhi im është një njeri në kufijtë e trushplarjes, për t’u shndërruar pastaj në “njeriu i ri”, që do të thotë se imuniteti i tij njerëzor është në kufijtë e rënies përfundimtare. Fatmirësisht kjo rënie nuk ndodhi.

Ju flisni për një letër anonime, për tundimin e burrave kur shihnin shoqen Vasilika dhe për mbërritjen e çështjes deri te Enveri. Sa larg mund të shkojë imagjinata e shkrimtarit, apo është historia e ndodhur që e tejkalon atë?

Gjatë përgatitjeve për shkrimin e romanit, kam lexuar “me laps në dorë” një botim tematik të shtëpisë botuese “8 Nëntori” të vitit 1986, prej afro një mijë faqesh, ku është përfshirë gjithçka ka thënë e shkruar Enver Hoxha gjatë jetës së tij politike për qasjen e Partisë së Punës ndaj problematikave të edukimit të gruas shqiptare. Më nevojitej një informim i tillë për t’i dhënë sidomos gjuhës së romanit tim vërtetësi historike. Episodin, që ju përmendni, e kam marrë në një nga fjalimet e tij mbajtur diku nga fundi i viteve ’60 të shekullit të kaluar. Pra, në këtë rast, siç edhe ju e përmendni, historia e tejkalon imagjinatën e shkrimtarit. Por duhet kuptuar drejt kjo që po them. Në romanin tim ky episod nuk vjen si një citim. Episodi është bërë lëndë e imagjinatës time, për t’u përfshirë natyrshëm në historinë e romanit.

Marrë nga G.SH

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik mustafaj romani per nenen besnik mustafaj romani per nenen

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni