Politike

“Frika nuk ekziston në fjalorin tim”, Rama flet për shqetësimet në kohën e koronavirusit: Është i pranishëm gjithmonë, por tani më është shtuar

Në një lidhje me Skype, në Euronews, Rama tha se ka qenë i shqetësuar dhe se kohët e fundit, shqetësimi i është shtuar.
Featured image of article: “Frika nuk ekziston në fjalorin tim”, Rama flet për shqetësimet në kohën e koronavirusit: Është i pranishëm gjithmonë, por tani më është shtuar Edi Rama, kryeminister

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur nuk ka frikë nga situata e koronavirusit në Shqipëri, por që ka qenë i shqetësuar gjithë kohës. Në një lidhje me Skype, në Euronews, Rama tha se ka qenë i shqetësuar dhe se kohët e fundit, shqetësimi i është shtuar.

Frika nuk është në fjalorin tim, por shqetësim patjetër. Edhe tani që flas me ju, ndjej shqetësim. Më shoqëron gjithë kohës, por në këtë periudhë e kam më të pranishëm,”- u shpreh kryeminsitri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment