Bota

Frika nga COVID-19 shkakton trazira në një burg në Sierra Leone. Vdesin 7 persona dhe plagosen disa të tjerë

Sipas mediave të huaja ky incident ka ndodhur pas rebelimit që kanë pasur të burgosurit teksa u përpoqën të arratiseshin duke pretenduar se disa të burgosur të rinj janë të prekur nga koronavirusi.

AFRIKË- 7 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një burg në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown.

Sipas mediave të huaja, ky incident ka ndodhur pas rebelimit që kanë pasur të burgosurit teksa u përpoqën të arratiseshin duke pretenduar se disa të burgosur të rinj janë të prekur nga koronavirusi.

Incidenti ndodhi të mërkurën në burgun Pademba, duke lënë të vdekur 5 të burgosur dhe 2 roje dhe sipas policisë,  disa të burgosur i kanë vënë zjarrin një pjese të burgut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat vendase, Sierra Leone deri më tani ka konfirmuar 104 raste të infektuara me COVID-19 dhe 4 vdekje.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment