Aktualitet

‘Frika dhe ankthi u transmetohet qytetarëve’/ Floriana Garo flet për gjendjen e Shqipërisë, përplaset me Bratajn, mjeku: Qytetarët po njohin realitetin

Floriana Garo u shpreh se në Shqipëri po transmetohet panik dhe ankth, ndërsa Brataj e ka sqaruar se diçka e tillë nuk po ndodh pasi Ministria e Shëndetësisë raportohen vetëm një herë në ditë dhe njeh qytetarët me realitetin.
Featured image of article: ‘Frika dhe ankthi u transmetohet qytetarëve’/ Floriana Garo flet për gjendjen e Shqipërisë, përplaset me Bratajn, mjeku: Qytetarët po njohin realitetin Skënder Brataj dhe Floriana Garo

TIRANË– Moderatorja shqiptare Floriana Garo dhe drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj janë përplasur në emisionin “Opinion”. Garo u shpreh se jeta duhet të vazhdonte, ashtu siç po ndodhte në Zvicër, vend ku ajo po jeton.

Floriana Garo u shpreh se në Shqipëri po transmetohet panik dhe ankth, ndërsa Brataj e ka sqaruar se diçka e tillë nuk po ndodh pasi Ministria e Shëndetësisë raportohen vetëm një herë në ditë dhe njeh qytetarët me realitetin.

PJESË NGA BISEDA:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Garo: Unë nuk mendoj që duhet të qëndrosh në shtëpi. Në Shqipëri vë re kjo frika dhe ankthi që transmetohet vazhdimisht tek çdo qytetar. Vdiq ky person, vdiq ai. Këtu nuk dëgjohen kaq shpesh. Këtu nuk jetojnë njerëzit me frikën dhe ankthin.

Brataj: Kush po e transmeton këtë frikë që thoni ju? Çdo shtet bën një komunikatë në ditë. Pse duhet të kenë frikë njerëzit? Po njihen me realitetin.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment