Aktualitet

Fredi Bejleri në prokurori për Masakrën e Peshkëpisë, gazetari Artan Hoxha: Drejtësia vonon…por nuk harron

Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari shkruan se ai po pyetet për ngjarjen e 10 prillit, ku ranë dëshmorë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, forcat ushtarake shqiptare.
Featured image of article: Fredi Bejleri në prokurori për Masakrën e Peshkëpisë, gazetari Artan Hoxha: Drejtësia vonon…por nuk harron Artan Hoxha, Fredi Bejleri dhe dy ushtarët e vrarë, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar shoqërimin në prokurori të Fredi Bejlerit për t’u pyetur në lidhje me Masakrën e Peshkëpisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari shkruan se ai po pyetet për ngjarjen e 10 prillit, ku ranë dëshmorë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, forcat ushtarake shqiptare.

Hoxha thotë se ky është një lajm i mirë që tregon se drejtësia vonon por nuk harron.

Reagimi i Artan Hoxhës:

DREJTESIA VONON POR NUK HARRON… Nje lajm i mire ne keto ditë të zymta….

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej orës 12:00 shtetasi shqiptar me pasaportë greke, Fredi Bejleri është duke u marrë në pyetje nga Prokuroria për Krime të Rënda ne Tiranë. Për afro tre ore deri tani, qytetari Bejleri nga Himara është përballur me oficerët e policisë gjyqësore ne zyrën e prokurorit Eugen Beci në lidhje me masakrën e 10 prillit 1994 ne repartin kufitar te Peshkëpise, ku mbeten te vrarë nga një komando terroriste e ardhur prej territorit grek, dy Dëshmorët e Atdheut, oficeri drejtues Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.

Bejleri i shoqëruar nga një avokat nga Vlora është duke dhënë deklarime për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje shumë te rende qe cenoi sigurinë kombëtare dhe tërësinë territoriale te Republikës së Shqipërisë. Që në fillim oficerët e policisë gjyqësore i kane komunikuar Bejlerit zyrtarisht se ai është nën hetim për pjesëmarrje në aktin terrorist të 25 viteve më parë. Për këtë shkak Bejleri, kreu i OMONIA për Himarën, u paraqit i mbrojtur me avokat ne prokurori.

Një javë me pare KQZ i refuzoi të drejtën Bejlerit për të kandiduar për kreun e bashkisë Himarë. Lëvizja për Vorio Epirin e mbështetur nga partia neofashiste greke Agimi i Artë dhe organizata të tjera ekstremiste panepiriote janë duke u përpjekur me të gjitha mënyrat që ta rimarrin nën kontroll bashkinë e Himarës. Bashkia e Himarës ishte vazhdimisht në vijën e parë të problemeve shqiptaro-greke deri e në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, kur greqisht-folësi Vasil Bollano humbi zgjedhjet përballë kandidatit Gjergji Goro, i cili vazhdon të jetë në krye të kësaj njësie vendore.

Ditën e sotme, janë rihapur hetimet për Masakrën e Peshkëpisë, ku më 10 prill 1994, në Gjirokastër u vranë dy ushtarët shqiptarë, Arsen Gjini dhe Fatmir Shehu. Fredi Bejleri ishte pjesë e grupit të komandove grekë që vranë dy shqiptarët, plagosën të tjerë dhe vodhën armë. Bejleri tha pasi doli nga prokuroria se e gjitha bëhet për t’a baltosur.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment