Aktualitet

Plagosja në Allias, dyshohet se njëri prej bashkëshortëve ka ndërruar jetë

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për Dosja.al, se njëri nga personat që mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Featured image of article: Plagosja në Allias, dyshohet se njëri prej bashkëshortëve ka ndërruar jetë Foto Ilustruese
Përditësuar:

TIRANË– Njëri nga çifti i bashkëshortëve që u plagosën mbrëmjen e sotme dyshohet se ka ndërruar jetë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për Dosja.al, se njëri nga personat që mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. Ende nuk dihet nëse personi që ka ndërruar jetë është burri apo gruaja, identetitetët e të cilëve nuk dihen ende.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet apo rethanat e ngjarjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias. Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të mësohen detaje të mëtejshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment