LIVE UPDATES
Bota

“Frans 24”: Presidenti Macron dëshiron të ndihmojë në negociatat Kosovë-Serbi

12 Korrik 2019, 12:14 Nga DOSJA
“Frans 24”: Presidenti Macron dëshiron të ndihmojë

BEOGRAD-Presidenti francez Emanuel Macron në vizitën e ardhshme në Beograd një ndër temat kryesore që do të trajtojnë në bisedimet me zyrtarët Serbë ka Kosovën.

“Frans 24”, një nga mediat franceze ka raportuar se Presidenti francez dëshiron t’i japë një dorë negociatave në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kososvës, veçanërisht pas anulimit të një takimi mbi këtë temë, në Paris.

“Duke qenë se Macron ka vendosur, së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel, që të përfshihet pak më shumë në zgjidhjen e situatës në Kosovë, kjo do të jetë patjetër një nga temat kryesore gjatë diskutimeve me zyrtarët shtetërorë të Serbisë,” thotë Laurent Rouy, gazetari i “Frans 24”.

Interesi i Francës për Serbinë dhe rajonin nuk ka pushuar kurrë, tha Rouy, duke kujtuar se ish-kryeministri francez kishte vizituar Serbinë disa vite më parë dhe se kishte kontakte shumë intensive dypalëshe si dhe se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sëbashku me Kryeministren serbe Ana Brnanbiç kishin zhvilluar vizita të herë pas hershme në Paris.

“Më duket se Franca e sheh Serbinë si vendin qendror në rajon dhe kujdeset për integrimin në BE, së bashku me vendet e tjera në rajon, pavarësisht faktit se Presidenti Macron tregon problemet organizative që duhet të zgjidhen në Bruksel, që e bën anëtarësimin e shteteve të reja anëtare më të vështirë ose më të ngadaltë “, tha Rouy.

Marrë dhe përshtatur nga tanjug.rs

A.C.Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni beograd kosova macron negociatat serbi beograd kosova macron negociatat serbi

Sondazh

Poll
Bota 12 Korrik 2019, 11:38

Merkel dhe dridhja: Himni ulur

Përse më parë askujt nuk i ka rënë ndërmend kjo zgjidhje? Vizita e kryeministres së re daneze të enjten (11.07) në Berlin e shoqëruar me nderime ushtarake dhe k...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja