Sport

Francezët shokojnë gjithë Europën, fiksojnë datën për sezonin e ri futbollistik!

Kur Europa do të jetë duke shijuar Champions League në verë, francezët do të nisin sezonin e ri
Featured image of article: Francezët shokojnë gjithë Europën, fiksojnë datën për sezonin e ri futbollistik! Foto ilustruese

Ndryshe nga Gjermania, Anglia apo Spanja, Franca i vuri kyçin futbollit prej pandemisë së koronavirusit. Vendimi i qeverisë ishte i prerë dhe pati jo pak polemika.

Francezët, megjithatë, kanë ndërruar mendje shpejt. Jo për sezonin që po lëmë pas, por për atë që vjen. Edhe pse qeveria deklaronte se deri në shtator nuk mund të mendohet për sport, sezoni i ri do të nisë më 23 gusht. Pra, i bie që skuadrat do të stërviten duke nisur nga fillimi i muajit gusht dhe mbase edhe që në korrik. Një ditë pas kampionatit elitar të futbollit francez do të nisë Ligue 2.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë periudhë do të ketë Champions League, kurse francezët do të nisin sezonin e ri. E pakuptimtë, por kush jemi ne për të gjykuar francezët? Ne nuk kemi asnjë vendim ende për futbollin shqiptar.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment