Bota

“Më preku gjatë intervistës”, gazetarja gjermane akuzon ish-presidentin francez për ngacmim seksual

Bëhet fjalë për gazetaren gjermane Ann-Kathrin Stracke e cila ka thënë se ai e ka prekur atë herë pas here gjatë një interviste në vitin 2018.
Featured image of article: “Më preku gjatë intervistës”, gazetarja gjermane akuzon ish-presidentin francez për ngacmim seksual Valéry Giscard d’Estaing dhe Ann Kathrin

FRANCË- Ish-presidenti francez Valéry Giscard d’Estaing, po akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një gazetare.

Bëhet fjalë për gazetaren gjermane Ann Kathrin Stracke, e cila ka thënë se ai e ka prekur atë herë pas here gjatë një interviste në vitin 2018.

Stracke tha se lëvizja globale “MeToo”, e frymëzoi atë që të dalë hapur. Ndërkohë 94-vjeçari e ka mohuar akuzën, duke thënë se nuk mbante mend që mes tij dhe gazetares të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mediat e huaja shkruajnë  se avokati i z. Giscard d’Estaing tha se ai nuk ishte i vetëdijshëm për ndonjë ankesë dhe se ai po konsideronte veprime juridike pas “sulmit veçanërisht të papërcaktuar dhe fyes të mediave”.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment