Bota

Rritet bilanci në Francë/ Shkon 860 numri i viktimave dhe 19,856 numri i të infektuarve

Ndërkohë në një konferencë për shtyp, Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se numri i të infektuarëve nga koronavirusi ka shkuar në 19,856.
Featured image of article: Rritet bilanci në Francë/ Shkon 860 numri i viktimave dhe 19,856 numri i të infektuarve Foto ilustruese

FRANCË- Autoritetet shëndetësore në Francë, kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 186 viktima të prekur nga Covid-19. Tashmë numri total i viktimave ka shkuar në 860.

Ndërkohë në një konferencë për shtyp, Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se numri i të infektuarëve nga koronavirusi ka shkuar në 19,856. Ai shtoi se  2,082 njerëz ishin në gjendje të rëndë dhe që kanë nevojë për kujdes intensive.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: ilfattoquotidiano

(a.k.dosja.al)

Shto Koment