Bota

Franca vendi i katërt në Europë që arrin 100 mijë vdekje nga Covid, vala e dytë më e ashpër në shkaktimin e viktimave

Vendi regjistroi 297 viktima të Mërkurën, duke e çuar totalin në 99,777. Gjatë javës së kaluar, mesatarisht 293 njerëz humbën jetën çdo ditë nga virusi.
Featured image of article: Franca vendi i katërt në Europë që arrin 100 mijë vdekje nga Covid, vala e dytë më e ashpër në shkaktimin e viktimave Foto Ilustruese

FRANCË– Franca sot pritet të kalojë momentin historik të 100,000 vdekjeve COVID-19.

Vendi regjistroi 297 viktima të Mërkurën, duke e çuar totalin në 99,777. Gjatë javës së kaluar, mesatarisht 293 njerëz humbën jetën çdo ditë nga virusi.

Sipas Euronews, Franca do të bëhet vendi i katërt në Evropë që ka arritur numërimin pas MB, Italisë dhe Rusisë. SHBA-ja vazhdon të ketë numrin më të lartë të vdekjeve në botë me më shumë se 564,000 jetë të humbura nga pandemia. Pasohet nga Brazili, Meksika dhe India.

Franca regjistroi zyrtarisht vdekjen e parë të Evropës COVID-19 në 14 Shkurt 2020, kur një turist kinez 80-vjeçar vdiq në spital pas tre javësh në kujdes intensiv. Dymbëdhjetë ditë më vonë, u njoftua për vdekjen e shtetasit të parë francez, një burrë 60-vjeçar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri në fund të pranverës, dhe përkundër një bllokimi të rreptë të vendosur në mes të marsit, vendi kishte regjistruar gati 30,000 vdekje.

Por vala e dytë u tregua edhe më e dhunshme në Francë dhe u shtua në fillim të këtij viti nga shfaqja e varianteve më të transmetueshme. Që nga tetori, më shumë se 65,000 vdekje i janë atribuar virusit.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment