Bota

Franca shtyn masat parandaluese/ Kryeministri Castex: Kufizimet nuk do të hiqen pas datës 15 dhjetor

Kryeministri Jean Castex ka thënë se normat e infeksionit nuk kanë rënë aq shpejt sa qeveria kishte shpresuar pas bllokimit të vendosur në tetor. 
Featured image of article: Franca shtyn masat parandaluese/ Kryeministri Castex: Kufizimet nuk do të hiqen pas datës 15 dhjetor Foto ilsutruese

PARIS-Franca do të vonojë rihapjen e vendeve kulturore dhe do të vendosë një shtetrrethim gjatë natës si masë parandaluese ndaj Covid-19. Kryeministri Jean Castex ka thënë se normat e infeksionit nuk kanë rënë aq shpejt sa qeveria kishte shpresuar pas bllokimit të vendosur në tetor.

“Ne nuk jemi ende në fund të kësaj vale të dytë dhe nuk do t’i arrijmë objektivat që kemi vendosur për 15 dhjetor. Ne duhet të qëndrojmë vigjilent për javët e ardhëshme, pasi shifra e të infektuarve nuk është ulur,“-ka thënë ai.

Sipas BBC, vendimi për të dalë nga izolimi total do të hiqet në datën 15 dhjetor, por do të vendoset  një orar për kufizimin e lëvizjes nga ora 20:00-06:00. Masa nuk do të hiqet në prag të Vitit të Ri, për të parandaluar tubimet e mëdha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, Castex, ka bërë të ditur se njerëzit do të lejohen të udhëtojnë në të gjithë vendin. Shtetrrethimi do të fillojë një orë më herët sesa ishte planifikuar më parë dhe do të hiqet në prag të Krishtlindjes. Familjet do të lejohen të festojnë Krishtlindjen, por jo më shumë se gjashtë persona bashkë. Baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në 20 janar.

Franca ka konfirmuar më shumë se 2.3 milion raste infetkimi dhe kanë ndërruar jetë  57,000 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment