Bota

Franca shënon sërish rritje, 1695 të infektuar brenda 24 orëve dhe nëntë viktima

Kjo rritje rastesh është më e larta në Francë që nga muaji maj, kohë që ky shtet kishte filluar të regjistronte ulje të të infektuarve. Por, siç duket infektimet janë rikthyer sërish fuqishëm.
Featured image of article: Franca shënon sërish rritje, 1695 të infektuar brenda 24 orëve dhe nëntë viktima Foto Ilustruese

FRANCË– 1.695 të infektuar me Covid-19 janë regjistruar në Francë gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që mësohet se nëntë pacientë kanë humbur jetën.

Kjo rritje rastesh është më e larta në Francë që nga muaji maj, kohë që ky shtet kishte filluar të regjistronte ulje të të infektuarve. Por, siç duket infektimet janë rikthyer sërish fuqishëm.

Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se numri i pacientëve që ndodhen nën kujdesin intensive ka rënë. Aktualisht në këto njësi po trajtohen 384 persona me Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri total i personave të infektuar me koronavirus në Francë, tani është 194.029, të shëruar janë 82 166, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 30 296 pacientë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment