
ANKARA– Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e cilësuar si “katastrofë të plotë” rezolutën e parlamentit francez për Malësinë e Karabakut. Në një deklaratë për mediat, Erdoğan theksoi se Azerbajxhani nuk sulmoi askënd por vetëm çliroi tokat që u kishte pushtuar Armania për më shumë se 30 vite, pavarësisht rezolutave të OKB-së dhe OSBE-së.
“Shpresojmë që opinioni ndërkombëtar të reagojë ndaj kësaj qasjeje, e cila është e rrezikshme dhe do të kërcënojë të gjitha shtetet, e iniciuar nga Franca. Vendimi i marrë një ditë më parë në parlamentin e Francës, bashkëkryesuesi i Grupit të Minskut, është një katastrofë e plotë përtej skandalit. Azerbajxhani e bëri këtë duke qëndruar brenda kornizës së legjitimitetit, jo duke shënjestruar civilë dhe vendbanime civile si armenët. Shpresojmë që opinioni ndërkombëtar të reagojë ndaj kësaj qasjeje, e cila është e rrezikshme dhe do të kërcënojë të gjitha shtetet, e iniciuar nga Franca,”– tha presidenti Erdoğan në ceremoninë e hapjes së një autostrade të sapo ndërtuar në Turqinë lindore.
Ditën e djeshme Franca miratoi një rezolutë për të njohur Malësinë e Karabakut si një shtet të pavarur. Lufta mes dy vendeve ka shpërthyer në muajin shtator, por më ndërhyrjen e Rusisë dy vendet vendosën armëpushim. Të dy vendet fajsonin njëra-tjetren për nxitjen e luftës dhe shumë vende i kanë bërë thirrje për të ndaluar. Në luftë humbën jetën shumë persona, midis tyre dhe civilë.
(k.m/dosja.al)