Bota

Franca paralajmëroi vija të kuqe në Mesdheun Lindor, reagon Turqia: Do të përballen me…

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy ka dhënë përgjigje me shkrim ndaj një pyetjeje lidhur me deklaratën e presidentit francez Macron se në Mesdheun Lindor do zbatojnë “politikën e vijave të kuqe” duke theksuar se ata nuk do të qëndrojnë pa bërë asgjë.
Featured image of article: Franca paralajmëroi vija të kuqe në Mesdheun Lindor, reagon Turqia: Do të përballen me… Turqia
Përditësuar:

ANKARA- Turqia i është kundërpërgjigjur deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron lidhur me politikat që do të zbatohen për Mesdheun Lindor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy ka dhënë përgjigje me shkrim ndaj një pyetjeje lidhur me deklaratën e presidentit francez Macron se në Mesdheun Lindor do zbatojnë “politikën e vijave të kuqe” duke theksuar se ata nuk do të qëndrojnë pa bërë asgjë.

“Ata që kujtojnë se kanë vendosur vija të kuqe në Mesdheun Lindor kundër kauzës së drejtë të Turqisë do të përballen me qëndrimin e vendosur të vendit tonë. Nëse në rajon ka një vijë të kuqe, këto janë të drejtat e Turqisë dhe turqve të Qipros që lindin nga e drejta ndërkombëtare. Ata që e shohin veten në pasqyrën gjigante, ka ardhur koha të përballen më të vërtetën dhe se ka mbetur pas periudha ku qasjet imperialiste vendosin dhe përcaktojnë vijë të kuqe në harta”, tha Aksoy në kundërpërgjigje të fjalëve të Macronit.

Më tej zëdhënësi i Ministrisë shton se ata do të dërgojnë flotën e në këtë mënyrë do të pendojnë këdo që përpiqet ti marrë të drejtat e tyre me forcë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Turqia, duke dërguar ‘armadë’ (flotën) është e aftë të pengojë të gjithë ata që përpiqen të grabisin me forcë të drejtat dhe interesat legjitime të saj. Me këtë rast duam të rikujtojmë se mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor do të arrijnë zgjidhje vetëm me dialog dhe bashkëpunimin e vendeve që ndajnë të njëjtat brigje dhe jo me nxitjen e aktorëve të jashtëm të rajonit”, tha Aksoy.

Kundërpërgjigjia e zëdhënësit erdhi pikërisht tani, pasi pak ditë më parë në një mbledhje me gazetarët në Paris presidenti Emmanuel Macron është shprehur në lidhje me debatet e sovranitetit në Mesdhe duke thënë se e gjitha ishte politikë e vijës së kuqe dhe se ajo që u bë ishte shume e rëndësishme.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment