Bota

Franca merr vendim, miratohet projektligji i ri për të trajtuar ekstremizmin islamik

Në projektligjin e ri planifikohet edhe ndëshkimi dhe heqja e lejes së punës për mjekët që kryejnë teste të virgjërisë. Disa kritikë, brenda Francës dhe jashtë saj, e kanë akuzuar qeverinë franceze se po e përdorin këtë projektligj për ta vënë në shënjestër fenë. 
Featured image of article: Franca merr vendim, miratohet projektligji i ri për të trajtuar ekstremizmin islamik Emmanuel Macron

FRANCË-Kabineti qeveritar i Francës ka miratuar  ditën e djeshme një projektligj me të cilin synohet luftimi i radikalizmit islamik, pas një vargu sulmesh nga ekstremistët që është përballur vendi. Sipas mediave të huaja, gjithashtu në projektligjin e ri planifikohet edhe ndëshkimi dhe heqja e lejes së punës për mjekët që kryejnë teste të virgjërisë.

Disa kritikë, brenda Francës dhe jashtë saj, e kanë akuzuar qeverinë franceze se po e përdorin këtë projektligj për ta vënë në shënjestër fenë.  Por, kryeministri Jean Castex, argumentoi se ky ligji ka si qëllim jo të shënjestrojë myslimanët, por t’i çlirojë nga kontrolli në rritje i islamizmit radikal.

“Armiku i Republikës është një ideologji politike e quajtur Islamizëm radikal, e cila synon të ndajë francezët,”-ka thënë Kryeministri Jean Castex

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, projektligji është pjesë e një nisme afatgjatë të presidentit Makron për mbrojtjen e vendi nga sulmet ekstremiste. Gjithashtu me këtë projektligj do të ashpërsohen kufizimet rreth gjuhës së urrejtjes në internet dhe do të ndalohet përdorimi i internetit për zbulimin e të dhënave personale për të tjerët dhe iu  ndalon lejen e banimit atyre që dëshirojnë të jetojnë në Francë e që janë në raporte poligamie.

Vendosja e këtij projektligji vjen si reagim për vrasjen e mësuesit Samuel Paty në tetor. Mësuesi 47 vjeç u vra nga një sulmues pasi shfaqi para nxënësve karikatura të Profetit Muhamed. Pas hetimeve u zbulua se kundër mësuesit ishte zhvilluar një fushatë në internet. Me këtë projektligj ndalohen edhe të ashtuquajturat “shkolla klandestine”, të cilat e promovojnë ideologjinë islame dhe ashpërsohen rregullat për shkollimin shtëpiak.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment