Bota

Franca lehtësoi masat, presidenti Emanuel Macron frekuenton bar-kafetë së bashku me kryeministrin francez

FOTO
Në një foto të postuar nga vetë Macron në rrjetet sociale, të dy liderët shihen teksa konsumojnë një kafe në ambient të hapur, ku kanë hequr edhe maskën anti-Covid.
Featured image of article: Franca lehtësoi masat, presidenti Emanuel Macron frekuenton bar-kafetë së bashku me kryeministrin francez Emmanul Macron dhe Jean Castex

FRANCË– Pas gjashtë muajsh në izolim për shkak të pandemisë, Faranca ka liruar masat anti-COVID. Pas hapjes së bareve dhe restoranteve, presidenti Emmanuel Macron ka frekuentuar një kafe në rrugët e Paristi, së bashku me kryeministrin Jean Castex.

Në një foto të postuar nga vetë Macron në rrjetet sociale, të dy liderët shihen teksa konsumojnë një kafe në ambient të hapur, ku kanë hequr edhe maskën anti-Covid.

Me lehtësimin e fundit të masave, Franca ka vendosur të hapë muzetë, restorantet, teatrot dhe aktivitete të tilla të cilat qëndronin të mbyllura prej muajsh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Franca ka regjistruar më shumë se 108,000 vdekje nga Covid-19 që prej fillimit të pandemisë, një nga nivelet më të larta në Evropë, ndërsa së fundmi ka pasur një ulje drastike rastesh.

(kle.mu./Dosja.al)

Shto Koment