Politike

Konferenca e donatorëve/ Franca dhuron 100 mln euro për Shqipërinë, hua 60 mln euro të tjera për rindërtimin e sistemit ujor

Përveç financimit të projekteve, Franca ka dhënë hua 60 milionë euro për rindërtimin e sistemit ujor dhe 1 milion për ndihma humanitare. 
Featured image of article: Konferenca e donatorëve/ Franca dhuron 100 mln euro për Shqipërinë, hua 60 mln euro të tjera për rindërtimin e sistemit ujor

BRUKSEL–  Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian ka akorduar 100 milionë euro për projekte për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Përveç financimit të projekteve, Franca ka dhënë hua 60 milionë euro për rindërtimin e sistemit ujor dhe 1 milion për ndihma humanitare.

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm francez.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

vijon…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment