Aktualitet

Fraktura në kokë dhe krah/ Aksidentohet gardiani i burgut në Fier, 52-vjeçari kishte vetëm 20 ditë në punë

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:00, kur 52-vjeçari ka lënë turnin dhe është nisur për të shkuar në shtëpi.

FIER–  Gardiani i burgut të Fierit, Xhevat Manaj është aksidentuar teksa po shkonte në shtëpi vetëm 20 ditë pasi kishte filluar punë. 

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:00, kur 52-vjeçari ka lënë turnin dhe është nisur për të shkuar në shtëpi.

Në pamundësi për të lëvizur me automjetin e tij, 52-vjeçari ka shkuar tek një shok për ta marrë nga puna. Rrugës për në shtëpi ka ndodhur edhe aksidenti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht Manaj ndodhet në spitalin Rajonal të Fierit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor për fraktura në kokë dhe në krah. Por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gardiani jeton në fshatin Fermë-Çlirim të Fierit dhe kishte nisur punë prej vetëm 20 dtësh në burg.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment