
LEZHË– Gruaja e Hilë Gjinit, 43-vjeçarit që mori dy plumba nga fqinji i tij një ditë më parë, është përleshur me autorin pas ngjajres.
Dosja.al mëson se e shoqja e Gjinit ka dalë nga mjeti pas të shtënave që mori bashkëshorti i saj është ka tentuar ta ndalojë autorin, Gjergj (Gjin) Gjini, që tashmë është arrestuar.
Nga përleshja, gruaja e të plagosurit ka mbetur me shenja në duar. Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e djeshëm. Gjini bashkë me të shoqen po dërgonte fëmijët në shkollë, kur fqinji i tij pas mosmarrëveshjeve që kishin për cëcshtje pronësie i preu rrugën dhe e qëlloi me dy plumba duke e lënë të plagosur.
Autori u vu në pranga pas dy orësh ndjekje nga policia, ndërsa i plagosuri, aktualosht ndodhet në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën.
(f.m/dosja.al)