Bota

FOTOT+VIDEO/ Tronditëse në Argjentinë, pedagogia ndërron jetë gjatë mësimit online, nxënësit i kërkuan adresë… ajo tha vetëm ‘nuk mundem’

Sipas “TheMirror”, ajo iu kishte thënë studentëve që nuk ndihej mirë dhe njëri prej tyre i kishte kërkuar adresën e shtëpisë që ti dërgonte një ambulancë, por ajo kishte arritur të thoshte vetëm "Nuk mundem” dhe më pas kishte ndërruar jetë.

ARGJENTINË– Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Argjentinë ku pedagogia, Paola De Simone, 46 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa po jepte një leksion online në Zoom. Paola De Simone, ishte pedagoge në një universitet në Argjentinë “Be la Empresa”, në qytetin e Buenos Aires dhe po shpjegonte leksionet, gjatë mësimit online për studentet e saj në Zoom, kur filloi të kishte probleme me frymëmarrjen.

Paola Simone

Sipas “TheMirror”, ajo iu kishte thënë studentëve që nuk ndihej mirë dhe njëri prej tyre i kishte kërkuar adresën e shtëpisë që ti dërgonte një ambulancë, por ajo kishte arritur të thoshte vetëm “Nuk mundem” dhe më pas kishte ndërruar jetë.

Sipas dyshimeve të para, shkak i vdekjes mund të jetë infektimi me Covid-19, pasi disa ditë më parë ajo i kishte thënë studentëve që kishte pasur simptoma të virusit, që i kishin zgjatur për një muaj.

Një nga studentet e saj, Ana Breccia ka treguar për biseden e fundit të saj.  “Unë dhe shokët e mi të klasës ishim të fundit me të cilët ajo foli. Ajo filloi duke thënë se kishte pneumoni, ne pamë se ishte më keq sesa më pare. Në një moment ajo nuk mund të vazhdojë të flasë dhe humbi ekuilibrin,”- ka treguar studentja e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Paola De Simone, ishte e martuar me një mjek dhe kishte një vajzë.

(k.a;f.g/dosja.al)

Shto Koment