Aktualitet

FOTOT+EMRAT/ Dy shqiptarë kapen në një fabrikë kanabisi në Britani! Fqinjët e kuptuan nga era se po kultivonin drogë, lajmëruan Policinë. Ja pretendimet e tyre në gjyq

Edjon Demo, 25 vjeç dhe Aljon Bufi, 33 vjeç, ishin kultivuesit e 337 bimë narkotike. Raportohet se ferma e drogës u zbulua pas denoncimit të fqinjëve, të cilët kishin kuptuar nga era se po kultivohej kanabis.
Featured image of article: FOTOT+EMRAT/ Dy shqiptarë kapen në një fabrikë kanabisi në Britani! Fqinjët e kuptuan nga era se po kultivonin drogë, lajmëruan Policinë. Ja pretendimet e tyre në gjyq Edjon Demo dhe Aljon Bufi

BRITANI E MADHE- Një fermë kanabisi është zbuluar në Britaninë e Madhe, ku në prangat e Policisë kanë rënë dy shqiptarë. Sipas mediave britanike, Edjon Demo, 25 vjeç dhe Aljon Bufi, 33 vjeç, ishin kultivuesit e 337 bimë narkotike. Raportohet se ferma e drogës u zbulua pas denoncimit të fqinjëve, të cilët kishin kuptuar nga era se po kultivohej kanabis.

Prokurori tha se dy të pandehurit, i kishin deklaruar policisë se në Mbretërinë e Bashkuar kishin mbërritur nga Shqipëria 2-3 javë më parë dhe ishin transportuar direkt në Cardiff, ku ndodhej edhe fabrika e kanabisit. Po ashtu, ata kishin deklaruar në gjyq se nuk ishin në dijeni se e kujt ishte lënda narkotike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aljon Bufi deklaroi se ishte babai i një fëmijë të vogël, që jetonte në Shqipëri bashkë me gruan dhe se kishte ardhur në Britani për të punuar në ndërtim, ndërsa i prangosuri tjetër tha se kishte zbarkuar me kamion dhe se duhet të punonte për të shlyer borxhin. Pavarësisht pretendimeve ata u shpallën fajtor për prodhim droge dhe u dënuan me 16 muaj burg secili.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment