Virale

FOTOT/ Xhiro me motor në ujë dhe peshkim me perëndim magjik në sfond, pamjet që vijnë nga Ksamili

Me perëndimin përrallor të diellit përballë dhe temperaturat normale për t’u larë në det shumë pushues kanë shijuar dhe sot plazhin e bukur në Ksamil.

SARANDË- Pas stuhisë së mëngjesit, duket se pasditja i ka lënë vend diellit në plazhet e vendit. Imazhet e mësipërme vijnë nga Ksamili, një nga destinacionet më të kërkuara në vend për pushuesit.

Me perëndimin përrallor të diellit përballë dhe temperaturat normale për t’u larë në det shumë pushues kanë shijuar dhe sot plazhin e bukur në Ksamil.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dikush është parë duke bërë xhiro me motor deti, dikush duke peshkuar, e dikush duke freskuar trupin në ujin e kristaltë. Kjo është panorama që vjen nga skaji jugor i vendit nëpërmjet fotove nga LSA, por gjendet dhe në brigje të tjera.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment