Aktualitet

U shtrinë të pajetë në oborr, dalin fotot e viktimave në Mirditë, mbi vëlla e motër vërshuan plumbat

Dosja.al e ndoqi vrasjen e dyfishtë hap pas hapi dhe burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije për Dosja.al se autori i krimit, Fatmir Kolaneci shkoi në shtëpinë e Fran Filopatit, babait të dy viktimave, për të parë tre vajzat e tij, që jetonin me nënën e tyre, Esmeraldën pas divorcit.
Featured image of article: U shtrinë të pajetë në oborr, dalin fotot e viktimave në Mirditë, mbi vëlla e motër vërshuan plumbat Viktimat, Vledison Filopati dhe Esmeralda

MIRDITË– Personat që shikoni në foto janë Esmeralda dhe Vledison Filopati, motër e vëlla që u ekzekutuan me armë zjarri nga Fatmir Kolancesi, ish-bashkëshorti i 36-vjeçares së ndjerë. Dosja.al ka siguriar fotot e viktimave, mbi trupat e të cilëve vërshuan plumbat që i lanë të pajetë në oborrin e banesës së tyre.

Dosja.al e ndoqi vrasjen e dyfishtë hap pas hapi dhe burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije për Dosja.al se autori i krimit, Fatmir Kolaneci shkoi në shtëpinë e Fran Filopatit, babait të dy viktimave, për të parë tre vajzat e tij, që jetonin me nënën e tyre, Esmeraldën pas divorcit.

Koleci ka marrë edhe armën me vete, duke qenë se shumë herë kishte hasur rezistencë në familjen e ish-gruas. Edhe mbrëmjen e sotme, 47-vjeçari ka hasur në rezistencën e kunatit të tij, Vledison Filopatit, pasi ka kërkuar që të shohë tre vajzat e tij. Pasi Esmeralda ka dëgjuar debat mes ish-bashkëshortit dhe të vëllait, ka dalë në oborr, për t’u futur mes tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në sherr e sipër, Fatmir Koleci ka nxjerrë armë dhe i ka vrarë motër e vëlla duke i lënë të pajetë në oborrin e shtëpisë. Skena makabër është parë nga e gjithë familja dhe nga banorët e zonës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Mirditë, rreth orës 20:40. Pas krimit, Koleci që ksihte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu, është larguar nga vendi i ngjarjes. FNSH-ja dhe forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment