Bota

FOTOT/ Humb jetën djali i Sulltanit të Bruneit, shkaqet e vdekjes mbeten mister

Princi ishte një personazh i njohur në Europë dhe SHBA, për shkak të jetës luksoze që bënte dhe miqësive me të famshmit që kishte krijuar. Mes miqve të tij të famshëm mund të përmenden aktorja Scarlett Johansson, këngëtarja Mariah Carey, Michael Jackson, Pamela Anderson, Naomi Campbell etj.

AZI-Princi Azim, djali i Sulltanit të Brunei, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare. Azimi, i cili ishte i katërti në radhë për fronin në vendin e Azisë Juglindore dhe gjithashtu kishte një reputacion në Hollywood si një prodhues filmash, ka ndërruar jetë mëgjesin e ditës së shtunë. Ndërkohër, sipas CNN, qeveria ende nuk e ka bërë të ditur shkakun e vdekjes.

Princi ishte një personazh i njohur në Europë dhe SHBA, për shkak të jetës luksoze që bënte.

Ai kishte prodhuar një pjesë të filmave, duke përfshirë shfaqjen 2014 “Ju nuk jeni ju” me protagonist Hilary Swank. Pasuria e tij personale, deri në momentin që vdiq, llogaritet të jetë 5 miliardë dollarë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Varrimi i Azimit u bë ditën e shtunë dhe vendi ka hyrë hyrë në një periudhë shtatë-ditore zije. Ndërkohë bëhet e ditur se në varrimin e tij nuk ka marrë pjesë asnjë nga miqtë e tij për shkak të pandemisë së koronavirusit.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment