
ITALI– Silvio Berlusconi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 disa ditë më parë, por së fundimi ai është diagnostikuar me pneumoni të hershme bilaterale. Ish-kryeministri italian, po merr kurimet e nevojshme në një suitë pranë spitalit “San Raffaele” në Milano.
Në pamjet e brendshme të dhomës shfaqet një ambient shumë luksoz. Suita, është 300 metra katror me nëntë dhoma dhe tre tualete.
1 / 3

Silvio Berlusconi
2 / 3

3 / 3




Ajo ndodhet në katin e gjashtë të pavionit “Diamante” të spitalit San Raffaele në Milano dhe është e pajisur gjithashtu me Wi-Fi, shtyp ndërkombëtar, pije freskuese, parukiere, estetiste, masazhierë profesionistë në dispozicion.
(k.a/dosja.al)