Sport

FOTOT: Tifozja më speciale/ 76-vjeç por me shall në kokë dhe e mbuluar me flamur kuqezi, kush është gjyshja e mbrojtësit shqiptar që “kalli” atmosferën në stadium

Diku aty në shkallët e stadiumit ishte një tifoze tejet speciale, e cila për herë të parë shkelte në një stadium. Bëhet fjalë për gjyshen 76-vjeçare të mbrojtësit Kastriot Dermakut, i cili nisi ndeshjen si titullar. 
Featured image of article: FOTOT: Tifozja më speciale/ 76-vjeç por me shall në kokë dhe e mbuluar me flamur kuqezi, kush është gjyshja e mbrojtësit shqiptar që “kalli” atmosferën në stadium Kastriot Dermaku dhe gjyshja e tij

TIRANË– Ditën e djeshme, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit luajti kundër Kampionëve të Botës, ndeshje të cilën e humbi me rezultatin 0-2 për miqtë francezë. 

Por diku aty në shkallët e stadiumit ishte një tifoze tejet speciale, e cila për herë të parë shkelte në një stadium. 

Bëhet fjalë për gjyshen 76-vjeçare të mbrojtësit Kastriot Dermakut, i cili nisi ndeshjen si titullar. 

Me shallin e vendosur në kokë dhe e mbuluar me flamurin kuqezi, gjyshja e priti të nipin deri pas ndeshjes, ndoshta për t’i rrëfyer eksperiencën e parë si tifoze. 

Fotot dhe detajet i ndau për të gjithë ndjekësit e tij, daja i futbollistit, ish-deputeti i Lëvizjes VetëVendosje, Fisnik Ismaili. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment