Rajoni

FOTOT: Të veshur për Çernobil me maskë dhe kominoshe, nis verifikimi i votave të ardhura nga Serbia, helmuan 26 persona

Numëruesit janë veshur me maska, veshje të veçanta, dorëza e kapela, krejtësisht të izoluar nga çdo kontakt që mund të kenë me fletët e votimit.
Featured image of article: FOTOT: Të veshur për Çernobil me maskë dhe kominoshe, nis verifikimi i votave të ardhura nga Serbia, helmuan 26 persona Pamje nga numërimi i votave

KOSOVË– Pas helmimit, zyrtarët e KQZ-së kanë rinisur procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të nisura nga Serbia.

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, numëruesit janë veshur me maska, veshje të veçanta, dorëza e kapela, krejtësisht të izoluar nga çdo kontakt që mund të kenë me fletët e votimit.

“Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dijmë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dijmë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, tha për Ekspress zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Disa ditë më parë mediat nga Kosova i dhanë jehonë lajmit se 26 numërues votash janë helmuar pasi prekën votat që vinin nga Serbia.  Ata shfaqqn shenja alergjie në fytyrë dhe duar. 

Ndërkohë sipas mediave kosovare zarfet e ardhura  nga Serbia nuk kanë asnjë rrezik. Sipas Komisionit Qendror  të Zgjedhjeve thuhet se nuk ekziston asnjë rrezik  nga procedimi i zarfeve të mbetura që kanë ardhur nga Serbia.

“Pas verifikimeve dhe kontrolleve nga organet kompetente të zhvilluara gjatë këtyre ditëve, sot është konstatuar se tashmë nuk ekziston rrezik i mëtejmë për procedimin e këtyre zarfeve të mbetur dhe nën masa të caktuara mbrojtëse, mund të procedohen më tutje. Përkundër komplikimeve që janë shfaqur gjatë këtij procesi, KQZ është e përkushtuar që ta ruajë integritetin e procesit zgjedhor, sigurinë e zyrtarëve operues dhe po ashtu edhe procesin e zbardhjes së këtij rasti”- shprehet KQZ-ja.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment