Rajoni

FOTOT/ Sportiv dhe në superformë, Kadri Veseli eksploron Alpet Shqiptare, viziton stanet e çobanëve

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka treguar rrugëtimimin e tij nga malet e Vuthajt deri në Çerem të Tropojës. 
Featured image of article: FOTOT/ Sportiv dhe në superformë, Kadri Veseli eksploron Alpet Shqiptare, viziton stanet e çobanëve Kadri Veseli në Alpe

TIRANË– Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka promovuar turin që po zhvillohet në Alpet e Shqipërisë. 

Me anë të një statusi, Veseli tregon rrugëtimimin e tij nga malet e Vuthajt deri në Çerem të Tropojës. 

Vendosa të shkoj në festën “Mirësevini në Alpet Shqiptare” që zhvillohet nesër në Guci, pikërisht duke udhëtuar nëpër alpet përrallore shqiptare. Pak më herët mbërrita në Vuthaj, duke kapërcyer Qafën e Borit, pasi u nisëm prej Çeremit të Tropojës. Përveç hijeshisë së rrallë të këtyre bjeshkëve, ajo që e bënte edhe më të bukur këtë rrugëtim të sotshëm ishte bujaria e malësorëve zemërgjerë të cilët nuk na linin ta vazhdonim rrugën pa u ndalur nëpër stanet e tyre për të provuar pak nga kosi, qumështi e djathi i tyre. Ftoj bashkatdhetarët e diasporës që kthehen në pushimet e verës, që përveç bregdetit shqiptar, të mos lënë pa shijuar alpet e mrekullueshme shqiptare,”-shkruan Veseli.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment