Aktualitet

FOTOT/ Shqiptarët i kthehen ‘dashurisë’ së vjetër, kafët mbushen plot që në ditën e parë të hapjes

Sipas disa fotove nga LSA, nga vëzhgimi i bërë në kafenetë dhe restorantet e kryeqytetit, bie në sy rikthimi drejt normalitetit i qytetarëve, pasi janë dyndur për të shijuar një kafe.

TIRANË- Prej paradites të gjitha baret, kafet dhe lokalet janë të hapura. Me një vendim, qeveria ka njoftuar hapjen e këtij sektori të ekonomisë, dhe është pritur si një lajm i mirë nga qytetarët.

Sipas disa fotove nga LSA, nga vëzhgimi i bërë në kafenetë dhe restorantet e kryeqytetit, bie në sy rikthimi drejt normalitetit i qytetarëve, pasi janë dyndur për të shijuar një kafe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe në restorante ka rënë në sy prania e qytetarëve të cilët këto kohë janë kënaqur vetëm me shërbimin taksi. Masat kundër COVID-19 duket se nuk respektuar si duhet, pasi mungojnë maskat, dorezat dhe distanca fizike.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment