Rajoni

FOTOT/Shkoi për t’u shëruar por u lidh me hoxhën, i mori 10 mijë euro e më pas i shkoi me armë në shtëpi, kush është modelja “Shqiponja” që iu fut në politikës

E njohur me nofkën “Shqiponja”, për shkak të tatuazhit gjigand në shpinë, modelja do t'i duhet të qëndrojë në qeli deri në momentin kur Gjykata të japë një vendim për të. 
Featured image of article: FOTOT/Shkoi për t’u shëruar por u lidh me hoxhën, i mori 10 mijë euro e më pas i shkoi me armë në shtëpi, kush është modelja “Shqiponja” që iu fut në politikës Suzana Tahiri

KOSOVË– Zbulohet identiteti i 28-vjeçares së arrestuar disa ditë më parë në Mitrovicë pasi kishte kërcënuar me armë një hoxhë.  Modelja Suzana Tahiri qëlloi me armë afër shtëpisë së hoxhës, Sead Bejta në Mitrovicë pasi ky i fundit nuk kishte pranuar që të linte familjen për të.  (LEXO KËTU)

E njohur me nofkën “Shqiponja”, për shkak të tatuazhit gjigand në shpinë, modelja do t’i duhet të qëndrojë në qeli deri në momentin kur Gjykata të japë një vendim për të.

Sipas mediave vendase, gjithë lidhja mes tyre ka nisur pasi Tahiri ka pasur probleme shëndetësore dhe ka shkuar që të gjejë kurë tek hoxha. Të dy kanë nisur një lidhje dashurie, dhe hoxha i kishte premtuar se do të braktiste familjen e tij për të qënë me të.

Në momentin kur ai ka kërkuar që marrëdhënia me tyre të përfundojë, “Shqiponja”e ka kërcënuar përmes mesazheve në telefon duke i thënë se nuk do ta lë të qetë atë dhe familjen e tij, nëse ai nuk i jep 10 mijë euro.

Hoxha e kishte dhënë shumën e kërkuar, por shantazhet nga modelja kishin vazhduar duke kulmuar në momentin kur ajo shkoi në shtëpinë e tij duke e kërcënuar me armë.

Suzana Tahiri njihet edhe si modelja e “Shpisë së Kosovës”, një reality shoë i cili organizohej kohë më parë dhe pas daljes vazhdoi karrierën e saj si modele.

Asnjëherë ajo nuk i ka fshehur aspiratat e saj për politikë duke e thënë hapur se dëshironte që të bëhej presidente e vendit. Madje ka përkrahur hapur Partinë Demokratike të Kosovës.

Sigursht që karrierën nuk e ka aspiruar vetëm në Instagram, por ka marrë pjesë edhe në votime. Ajo ka qënë vajza më e votuar në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Vushtrri dhe ka mbajtur postin e kryetares në nëndegën e PDK-së në fshatin Pantinë.

Por siç duket dashuria me hoxhën e kishte privuar nga karriera politike, pasi në 7 gusht të këtij viti, “Shqiponja” kishte dhënë dorëheqjen nga të gjitha strukturat e partisë.

Në rrjetet e saj sociale nuk mungojnë fotot as me ish-kreun e PDK-së, Hashim Thaçin, apo edhe të tjera poza provokuese ky biondja ekzpozonte hiret e saj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment