











ITALI- Italia po përballet sërish me një gjendje kaotike për shkak të koronavirusit.
Sipas mediave të huaja, shtimi i rasteve të reja me Covid-19, spitalet janë sërish nën presion dhe kapaciteti i tyre është shumë i vogël në krahasim me pacientët e sëmurë
Disa foto që janë publikuar nga mediat vendase po bëjnë xhiron e rrjetit. Në foto shihen radhë të gjata autoambulancash me pacientë Covid që presin të hyjnë në spital.
Aktualisht mediat raportojnë se situata është kritike në të gjithë Gadishullin.
Në Torino, një foto e publikuar portretizon kolonën e ambulancave me sirenat e fikura që kthehen rreth orës 10 të mbrëmjes në Corso Dante në fund të shërbimit të tyre, ndërsa në Foggia një linjë e gjatë e automjeteve të urgjencës po pret përpara spitalit. Italia është një nga vendet më të prekuara në Evropë, ku prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 51,306 njerëz dhe janë infektuar 1,455,022 të tjerë.
(A.k.dosja.al)