Aktualitet

Prokuroria s’beson Fjolla Morinën, këngëtarja shkon për herë të dytë tek gjinekologu, akuza s’bindet nga ekografia e dorëzuar në gjykatë…momentet kur shkon tek Materniteti i Kukësit

VIDEO
Dosja.al sjell pamjet nga momentet kur Morina del nga Spitali për t’u drejtuar tek Materniteti i Qytetit, e shoqëruar nga një oficere grua dhe disa efektivë të tjerë të Policisë së Shtetit.

KUKES- Këngëtarja Fjolla Morina do t’i nënshtrohet një kontrolli të dytë gjinekologjik për të provuar se është shtatzënë. Prokuroria e Kukësit është skeptike për ekografinë që mbrojtja e këngëtares ka dorëzuar në Gjykatë, duke kërkuar një riekzaminim të saj.

Dosja.al sjell pamjet nga momentet kur Morina del nga Spitali për t’u drejtuar tek Materniteti i Qytetit, e shoqëruar nga një oficere grua dhe disa efektivë të tjerë të Policisë së Shtetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prokuroria kërkoi arrest me burg në seancën e zhvilluar sot për Morinën, por mbrojtja kërkon arrest shtëpie, për shkak të shtatzënisë së këngëtares. Ajo deklaroi dje se ishte shtatzënë dy muajshe. Por akuza sërish nuk është bindur dhe kjo ka sjellë edhe shtyrjen e seancës për në orën 13:00.


Lajmi kryesor: Kukës/ Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Fjolla Morinën, në shtëpi e dërgon vetëm garancia prej 5 mln lekësh, seanca shtyhet për në 13:00, akuza: Të vijë gjinekologu. Këngëtarja: S’dua kamera!

(F.g/dosja.al)

Shto Koment