BotaKuriozitete

FOTOT/ Playboy i Instagramit Dan Bilzerian kandidat për president në SHBA, burri i orgjive dhe festave të çmendura: Do e bëja mirë punën time!

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku dëshiron të garojë Bilzerian janë ato të 2024, pas 5 vitesh dhe si një mbështetës i Trump, ai dëshiron të garojë përballë Kanye West.
Featured image of article: FOTOT/ Playboy i Instagramit Dan Bilzerian kandidat për president në SHBA, burri i orgjive dhe festave të çmendura: Do e bëja mirë punën time! Pamje nga jeta e çmendur e Dan Bilzerian

SHBA- Është e habitshme, por ja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithçka mund të ndodhë. Dan Bilzerian, i etiketuar si ‘Playboy’ i Instagramit, i njohur për festat e çmendura dhe orgjitë me shumë femra, shpreh publikisht dëshirën për të kandiduar për president. Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku dëshiron të garojë Bilzerian janë ato të 2024, pas 5 vitesh dhe si një mbështetës i Trump, ai dëshiron të garojë përballë Kanye West.

“Kanye, është më mirë se Hillari. Unë mendoj se ai do të garojë kundër meje. Do të shohim.”-është shprehur ai.

Kur u pyetën nëse ai ishte serioz në lidhje me ngritjen e një fushate për 2024, ai u përgjigj: “Po, unë mendoj se do të jetë koha e mjaftueshme për të bërë punën time mjaft mirë.”

Bilzerian, 38 vjeç, i cili lindi në Tampa, njihet me pseudonimin “Mbreti i Instagramit”, ku ka më shumë se 29 milion ndjekës.

Llogaria e tij në Instagram është përplot me foto dhe video që tregojnë Bilzerianin e rrethuar nga gra të veshura paksa në vende ekzotike.

Por duket se ideja e tij nuk është edhe aq e pamenduar.

Në vitin 2015, pasi Trump njoftoi se do të garonte për për president, Bilzerian ka postuar një foto me Trump, ku shkruante se e mbështeste atë.

Disa javë përpara se Trump të trondiste botën dhe të mposhtte Klinton në zgjedhje, Bilzerian i dha një intervistë Larry King duke i shpjeguar pse e mbështeti The Donald.

“Unë nuk jam dakord me gjithçka që bën apo thotë [por] një gjë që më pëlqen është fakti që ai është një i papërpunuar dhe i pafiltruar”, tha ai.

Nga ana tjetër Kanye West, natyrisht, ka qenë një mbështetës i hapur i Trump.

Ai u njoh me presidentin në Zyrën Ovale për një ekspozitë fotografike.

Gruaja e tij, Kim Kardashian West, gjithashtu ka përdorur lidhjet e saj me administratën Trump për të lobuar për reformën në drejtësi penale.

Burimi: Daily Mail

Përshtati në shqip: F.g/dosja.al

Shto Koment