Dikur

FOTOT PIKANTE/ Kur Veliaj, Fuga dhe ish-MJAFT-istët ishin armiqtë e Ramës. Dikur protestues të zellshëm, sot ndajnë pushtetin

Koha kur "Mjaft" funksiononte. Erion Veliaj luftonte për mungesën e ujit të pijshëm në Tiranë duke organizuar protesta. Edhe pse edhe sot në vitin 2019 banorët e Tiranës vuajnë akoma për ujë.
Featured image of article: FOTOT PIKANTE/ Kur Veliaj, Fuga dhe ish-MJAFT-istët ishin armiqtë e Ramës. Dikur protestues të zellshëm, sot ndajnë pushtetin Veliaj para dhe pas "Mjaft"

TIRANË– Në rubrikën e sotme të “Dikur” do të rikthehemi në kohën kur Edi Rama ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Si çdo kryetarbashkie ndaj tij kundërshtohej dhe ngrihej zëri shpesh herë nga shoqëria civile, dhe herë të tjera nga disa të rinj që kishin krijuar një lëvizje.

Quhej “Mjaft” dhe një nga personazhet më të spikatur të saj ishte Erion Veliaj, i cili më pas u bë edhe drejtuesi i saj. 

 

 

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, Veliaj luftonte për mungesën e ujit të pijshëm në Tiranë duke organizuar protesta. Edhe pse edhe sot në vitin 2019 banorët e Tiranës vuajnë akoma për ujë.

Ai që ka ndryshuar në këtë mes është Veliaj. Dikur ai ishte njeriu që protestonte para Bashkisë që drejtohej nga Rama për mungesën e ujit.

Por Veliaj nuk ishte i vetëm…”Mjaft” ishte një organizatë me disa të rinj të tjerë me dëshirë për të ndryshuar realitetin politik. 

Krah Veliajt ishin: Endri Fuga (sot drejtor i Komunikimit); Arbi Mazniku (nënkryetar i Bashkisë) dhe Elisa Spiropali (ministre e Marrëdhënieve me Parlamentin).

Kjo është një histori sesi disa të rinj me dëshirë për të ndryshuar realitetin politik, vendosën të bëheshin pjesë e saj. Pjesën tjetër gjykojeni vetë!

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment